Delegacioni amerikan “zbarkon” në Vlorë/ Do inspektojë zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, pritet të nisin investime nga Ivanka Trump

Delegacioni amerikan “zbarkon” në Vlorë/ Do inspektojë zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, pritet të nisin investime nga Ivanka Trump

Delegacioni amerikan, i cili sipas burimeve konfidenciale ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 14:00, është nisur menjëherë drejt Vlorës, i shoqëruar nga shoqërues privatë dhe patrulla policie. Pas mbërritjes në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, delegacioni ka inspektuar nga afër territorin, aty ku prej disa ditësh ndodhen mjete të rënda të firmave të ndryshme, të cilat pritet të nisin punimet. Megjithatë, deri më tani aktiviteti i tyre është bllokuar, pasi zona është e shpallur e mbrojtur. Mësohet se delegacioni është shoqëruar nga forca private sigurie brenda pyllit dhe më pas është larguar me mjete private në drejtim të Daljanit dhe më tej drejt zonës së Portonovës. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se prej ditësh firmat private kanë nisur punime paraprake, përfshirë...