Deklaratat e Koçekut për grupin e Bajrave, opozita merr në mbrojtje deputeten! Berisha: Rama njeh vetëm ligjin…

Deklaratat e Koçekut për grupin e Bajrave, opozita merr në mbrojtje deputeten! Berisha: Rama njeh vetëm ligjin…

Deklarata e deputetes Marjana Koçeku kundrejt grupit kriminal të Bajrave, që la të nënkuptohej se ishte kërcënuar, solli reagimin në bllok të opozitës. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deputetë të tij, por edhe përfaqësues të partive të vogla e kanë marrë në mbrojtje Koçekun ndërsa kryeministrin Edi Rama e akuzuan se pushtetin e mban prej lidhjeve me krimin. Kryedemokrati Berisha tha se Rama qëndron pas kërcënimeve që Koçeku pretendon se ka marrë nga grupi Bajri. Berisha thotë se Rama njeh vetëm ligjin e mafies ndërsa pretendon se edhe protestuesit po kërcënohen për të mos shkuar në manifestimet para kryeministrisë. “Kërcënimet e Edi Ramës janë të dënueshme. Kërcënimet që i janë bërë deputetes Koçeku janë absolutisht të dënueshme. Tregon edhe një herë ligjin e mafies....