‘Debatet rreth projektit turistik në zonën e Zvernecit’/ Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri, ja çfarë thotë Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, foli për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, zhvillimet në Ballkan, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe sektorin e turizmit. Duke komentuar Samitin e NATO-s, Rama tha se takimi konfirmoi vendosmërinë e vendeve evropiane të aleancës për të forcuar kapacitetet ushtarake dhe për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë. “Nuk mendoj se kishte një vendim të vetëm më të rëndësishëm. Samiti tregoi se krahu evropian i NATO-s ka ndërtuar një strukturë shumë të fortë ushtarake dhe është i vendosur të modernizojë forcat e tij për t’iu përgjigjur kërcënimeve”, u shpreh ai. Kryeministri vlerësoi edhe organizimin e samitit, duke theksuar se mikpritja dhe profesionalizmi i treguar nga Turqia lanë përshtypje pozitive tek të gjithë pjesëmarrësit....
Burimi:
sot.com.al