“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit thirrje dhe ovacione qytetarëve: Bashkohuni me ne
Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve, të cilët gjenden të ulur nëpër kafë të t’i bashkohen tubimit të tyre. Nën thirrjet “Çohuni nga kafja” dhe “Bashkohuni me ne”, ato po vijojnë marshimin e tyre kilometrik. Protestës së sotme i janë bashkuar mijëra emigrantë, ndërsa tubime janë zhvilluar edhe në Milano, Francë dhe Londër. Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë folur në podium, ditën e sotme, ku kanë theksuar këresën e tyre për të 14-tën ditë rradhazi: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Burimi:
sot.com.al