‘Çohuni nga kafja, opozita e re jemi ne’/ Protestuesit vijojnë marshimin në Rrugën ‘Bardhyl’, shkojnë drejt QSUT
Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre përmes rrugës Bardhyl, drejt Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT). Me flamuj në duar e simbole kombëtare, ata kërkojnë largimin e qeverisë dhe anulimin e investimit në Zvërnec të Vlorës. ‘Çohuni nga kafja’ ka qenë thirrja e tyre drejtuar qytetarëve të tjerë që ndodhen në lokalet aty pranë, për t’i bindur që t’i bashkohen protestës. Po ashtu ata njëzëri kanë thënë ‘opozita e re jemi ne’.
Burimi:
sot.com.al