Çfarë ndodhi në ‘Ali Dem’? Kompania e ndërtimit gërryen trotuarin, shembet rruga, rrezikohet jeta e kalimtarëve
PAMJE NGA VENDNGJARJA TIRANË-Rreshjet e denduar të shiut nuk kanë kaluar pa incidente edhe për Tiranën. Një trotuar i ndodhur pranë një kantieri ndërtimi është shembur dhe ka rënë brenda perimetrit të objektit në ndërtim nga kompania ERKLO, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe punonjësve. Fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar, ndërsa si pasojë e rrëshqitjes së dheut, janë mbuluar edhe disa skela të vendosura për punimet e godinës. Zona është rrethuar me shirit sigurie dhe autoritet po monitorojnë situatën, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve në këtë segment të rrugës është kufizuar. ZËRI pas incidentit ka kontaktuar me kompaninë ERKLO, në lidhje me shkakun e ngjarjes, a ka patur një ndërhyrje të gabuar gjatë hapjes së perimetrit për ndërtim, si janë kryer punimet, a ka patur kontrolle të vazhdueshme dhe...
Burimi:
zeri.ai