Çështja e prishjes së pallatit të dëmtuar nga tërmeti, Gjykata shpall të pafajshëm zyrtarët e Bashkisë së Tiranës
Çështja e bujshme e prishjes së një pallati nga tërmeti në Kombinat, u njoftua me masa për disa zyrtarë të bashkisë dhe IMT, por këtë të premte, Gjykata ka vendosur të shpallë të pafajshëm nga të gjitha akuzat, Aurel Boriçin. Drejtori aktual në Drejtorinë e Medias dhe Komunikimit në Bashki, si dhe ish zyrtarët e tjerë Aurel Çuko dhe Eleana Guçe. Ata u gjetën të pafajshëm raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, nga dhoma penale e Tiranës. Një gazetar prej dy dekadash, Boriçi që drejtoi përkohësisht Emergjencat Civile në një nga kohërat më sfiduese në Bashki, atë pas tërmetit, u akuzua për abuzim me detyrën për prishjen pa vendim Këshilli, të një pallati në Kombinat, por faktet dhe procesi vërtetuan që Instituti i Ndërtimit...
Burimi:
top-channel.tv