Çështja “Balluku” bëhet sërish objekt debati në Bruksel, eurodeputetja holandeze godet mazhorancën dhe kërkon heqjen…

Çështja “Balluku” bëhet sërish objekt debati në Bruksel, eurodeputetja holandeze godet mazhorancën dhe kërkon heqjen…

Çështja “Balluku” është rikthyer me bujë të madhe si objekt debati në Bruksel, ku eurodeputetja holandeze, Tineke Strik ka lëshuar një goditje ballore ndaj mazhorancës socialiste përmes një fjalimi mjaft kritik në Parlamentin Europian (PE). Strik ngriti shqetësimin e lartë për mbrojtjen politike që po i bëhet ish-zv/kryeministres në Tiranë, duke vlerësuar nga njëra anë pavarësinë e SPAK-ut, por nga ana tjetër duke kritikuar ashpër Kuvendin e Shqipërisë për mosmiratimin e kërkesës për heqjen e imunitetit të saj. Ky reagim i fortë ndërkombëtar vjen në një moment kur Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ashpërsuar në kulm akuzat ndaj ish-ministres së Energjisë dhe Transporteve, Belinda Ballukut, duke e regjistruar tashmë zyrtarisht si person të dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash, përveç akuzës fillestare si e pandehur...