Ceremonia e Diplomimit të 104 studentëve të Akademisë së Sigurisë, drejtori Hita: Të jeni të ashpër me krimin, por…
Ditën e djeshme është zhvilluar Ceremonia e Diplomimit të 104 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Në ceremoni kanë marrë pjesë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, përfshi kryepolicin Skënder Hita, si dhe ministrat Besfort Lamallari dhe Mirela Kumbaro. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Hita tha se një model i ri formimi ka nisur të ndërtojë të ardhmen në Policinë e Shtetit. Sipas Hitës, dita e sotme për studentët e diplomuar është një moment që shënon fundin e një etape dhe nisjen e një periudhe me përgjegjësi edhe më të madhe. “Ceremonia e sotme është një ditë me simbolikë të veçantë për Policinë e Shtetit dhe për ju të sapodiplomuar. Një model i ri formimi ka nisur të ndërtojë të ardhmen në Policinë...
Burimi:
sot.com.al