“Çdo kapriço e Berishës është në dëm të tij”/  Salianji ankimon përjashtimin, analisti: Çështja do shkojë në gjykatë

“Çdo kapriço e Berishës është në dëm të tij”/ Salianji ankimon përjashtimin, analisti: Çështja do shkojë në gjykatë

Ankimimi i Ervin Salianjit për përjashtimin nga gara për kreun e Partisë Demokratike pritet të thellojë përplasjet brenda forcës politike dhe ta çojë çështjen në rrugë gjyqësore. Analisti Arben Meçe, i ftuar ne nje studio televizive, u shpreh se lëvizja e Salianjit është e kujdesshme dhe synon të ruajë mbështetjen e një pjese të demokratëve që vijojnë të qëndrojnë pranë Sali Berisha. Sipas Meçes, skema politike është e qartë, largimi i Berishës nga drejtimi i PD-së dhe zëvendësimi i tij nga Ervin Salianji. Ai theksoi se Salianji po ndjek edhe rrugën ligjore, ndonëse është i vetëdijshëm se përballet me një terren të dominuar nga Berisha. Analisti vlerësoi se çdo përpjekje për përjashtime brenda partisë do të përfundojë në gjykatë dhe se procesi gjyqësor do ta...