Bushati: Përvetësimi politik dhe financimi me paratë tona të koncertit, zbulon një model të vjetëruar qeverisës,…
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si është menaxhuar çështja e koncertit të Kanye West dhe përdorimi i fondeve publike. Bushati deklaron se përvetësimi politik i këtij eventi dhe financimi i tij me paratë e qytetarëve tregojnë, sipas tij, një model të vjetëruar qeverisjeje, ku spektakli vendoset përpara problemeve reale të vendit. Ai thekson se ndërsa qeveria promovon një koncert, qytetarët përballen me sfida ekonomike dhe sociale, duke ngritur pyetje mbi prioritetet e përdorimit të buxhetit publik. “Në një shoqëri demokratike njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhjen që mendojnë se është më e mira për ta. Debati i stisur mes protestës dhe koncertit është përçarës dhe joproduktiv. Shqiëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte. Dritat...
Burimi:
sot.com.al