Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli

Burgu i Shkodrës, Durrësit dhe Peqinit sërish “në skaner”, të dënuarit me telefona të fundit nëpër qeli

Në vazhdim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, Shefit të Policisë, Specialistit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale kanë ushtruar kontroll në ambientet e burgut të Shkodrës.  Kontrollet janë zhvilluar në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta. Gjatë kontrollit fizik të të paraburgosurit G.Z., është konstatuar dhe sekuestruar 1 aparat celular i tipit “iPhone”, së bashku me karikuesin. Personi është veçuar menjëherë dhe për rastin është hartuar raport incidenti. Gjithashtu, në ambientet e përbashkëta janë gjetur edhe 2 aparate celularë të tjerë të tipit “iPhone”. Nga kontrollet në burgun e Peqinit,në ambientet e...