Burgjet plot me të paraburgosur/ Vendimi unifikues nuk e ul numrin e tyre, shtohen edhe 222
Ai po qëndron në paraburgim si dhjetra qytetarë të tjerë nën hetim, për të cilët vendimi orientues i kolegjeve të bashkuara për të mos shpallur vetëm arrest në burg nuk po jep asnjë efekt. Nga katër muaj kur Gjykata e Lartë u shpreh se gjykatat duhet të tregojnë se përse nuk u vendos masë më e lehtë si detyrimi me paraqitje, arresti shtëpiak apo garancia pasurore, burgjet deklarojnë për TCH se fluksi i prurjeve të të paraburgosurve është i njëjtë dhe nuk ka ndryshuar. Në muajin prill janë regjistruar 244 pranime, pra shtetas që janë arrestuar dhe ndaj tyre është vendosur arrest në burg. Ndërsa gjatë këtij muaji deri më tani janë shpallur 222 paraburgime. “Kam vërejtur që nuk ka asnjë ndryshim megjithëse po bëjmë...
Burimi:
top-channel.tv