Brukseli përgatit planin e ri të zgjerimit: Përfitime para hyrjes në BE
Komisioni Evropian po përgatit një plan të ri për t’u ofruar vendeve kandidate, mes tyre edhe Shqipërisë, përfitime konkrete ekonomike përpara anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Sipas një raportimi të Politico-s, iniciativa bazohet në konceptin e “integrimit gradual”, i cili synon t’u japë vendeve kandidate qasje në disa nga avantazhet e BE-së ndërsa ato vazhdojnë procesin e negociatave dhe zbatimin e reformave. Burime të Komisionit Evropian i thanë Politico-s se paketa që po diskutohet mund të përfshijë pjesëmarrje në programe të financimit evropian, marrëveshje preferenciale tregtare dhe qasje të pjesshme në tregun unik evropian, me përfitimet që dI të varen nga progresi i secilit shtet. Ndryshe nga idetë e mëparshme për një “anëtarësim të pjesshëm”, të cilat do t’u jepnin vendeve kandidate edhe disa...
Burimi:
ntv.al