Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

Bordi i Transparencës ka ulur me 2 lekë çmimet e naftës dhe benzinës. Si rrjedhojë, nafta do të shitet me 188 lekë/litri, ndërsa benzina me 171 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 10, ora 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme. Njoftimi i plotë: Bordi i Transparencës në datë 10 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 171 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë...