Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës, ja me sa do të shitet benzina
Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburanteve në vend. Sipas njoftimit të Bordit, çmimi i naftës është rritur me 4 lekë, pra nga 198 lekë/litri shkon në 202 lekë/litri. Rritje në çmim ka shënuar edhe benzina e cila do të tregtohet me 3 lekë më shumë për litër, konkretisht nga 185 lekë/litri në 188 lekë /litri. Çmimet e caktuar nga mbledhja e Bordit do të hyjnë në fuqi sot në ora 13:00. Vendimet: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se...
Burimi:
top-channel.tv