Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Çmimi i shitjes me pakicë i naftës është vendosur 195 lekë/litri, kurse me shumicë 183 lekë/litër. Nga ana tjetër çmimi me pakicë i benzinës u vendos 175 lekë/litri, kurse me shumicë 163 lekë/litër. Çmimet do të hyjnë në fuqi në orën 15:30. Njoftim për Shtyp Bordi i Transparencës në datë 4 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo...
Burimi:
opinion.al