Bolino pushon nga puna në mes të natës gazetarin: Nuk të lejoj të kritikosh Ramën

Bolino pushon nga puna në mes të natës gazetarin: Nuk të lejoj të kritikosh Ramën

Botuesi i Report Tv, Carlo Bolino ka shkarkuar nga puna në orët e vona të natës drejtuesin e emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”, gazetarin Ilir Babaramo. “Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna” deklaron gazetari Babaramo. “Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim”- tregon më tej Babaramo. “Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim. Bashkëpunimi im me televizionin Report tv është ndërprerë në mënyrë të njëanshme”, shprehet gazetari Ilir Babaramo.