Blofet e FSHF-së së Dukës, kaos për tifozët kuqezi në play-off: Asnjë sqarim për biletat

Blofet e FSHF-së së Dukës, kaos për tifozët kuqezi në play-off: Asnjë sqarim për biletat

Armando Duka TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit e drejtuar nga Armando Duka ka publikuar një njoftim të detajuar për organizimin e tifozëve kuqezi në Warsaw për ndeshjen ndaj Polonisë, por në vend që të qartësojë situatën, duket se ka shtuar edhe më shumë konfuzion. Në letër, gjithçka duket e organizuar: pika grumbullimi, hyrje të dedikuara, rregulla sigurie dhe këshilla për transportin. Por në praktikë, problemi kryesor i tifozëve shqiptarë mbetet i pazgjidhur, biletat. Pavarësisht një liste të gjatë udhëzimesh, FSHF nuk ka dhënë asnjë informacion konkret mbi: Mënyrën e shpërndarjes së biletave Aksesin në to Zgjidhjen e problemeve teknike Çfarë ndodh në rast mungese bilete apo gabimesh në sistem Në një kohë kur shumë tifozë kanë udhëtuar ose planifikojnë të udhëtojnë drejt Polonisë, mungesa e...