Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë kalimin e mjeteve
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës së punonjësve të doganës greke. Gjatë këtij intervali mësohet se nuk do të lejohet kalimi i automjeteve, as në hyrje dhe as në dalje, ndërsa autoritetet shqiptare u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të planifikojnë udhëtimin jashtë këtij orari. Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave: Për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke, Dega Doganore e Kapshticës do të jetë e mbyllur ditën e hënë, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00. Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë. Si...
Burimi:
sot.com.al