Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

Autostrada Durrës–Tiranë është bllokuar përkohësisht në zonën pranë Shijakut për shkak të prezencës së madhe të tymit të shkaktuar nga zjarri që ka përfshirë fshatin Koxhas. Sasia e dendur e tymit ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve. Për këtë arsye, është vendosur bllokimi i përkohshëm i segmentit deri në përmirësimin e situates.