Bllokimi i punës në Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit, reagon “2A Group”: Do mbrojmë këtë aset nga interesat “offshore”, kryesuesi i trupit gjykues ishte në konflikt interesi

Kompania “2A Group” ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet gjyqësore që kanë të bëjnë me administrimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke ngritur akuza për atë që e cilëson si “anomali të paprecedentë ligjore” dhe cenim të procesit të rregullt gjyqësor. Sipas kompanisë, vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë, i marrë ditët e fundit, ka sjellë një situatë të pazakontë në raport me një praktikë të mëparshme gjyqësore, duke krijuar, sipas tyre, paqartësi në trajtimin e çështjes. Gjykata e Lartë prishi vendimin që kishte pezulluar të drejtën e votës dhe të drejtat e tjera të shoqërisë “Mabco” në kompaninë Vlora International Airport. Ky vendim është ndryshe nga ai i Gjykatës së Tiranës, i Dhomës Civile dhe Apelit të Përgjithshëm në Tiranë. Tre gjyqtarët e...