Bilanci i Policisë në Elbasan: 3 të arrestuar për drejtim në gjendje të dehur
Policia Rrugore e Elbasanit ka publikuar bilancin e kontrolleve për periudhën 27 korrik – 2 gusht 2026, duke evidentuar 9 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të gjitha të lidhura me drejtimin e mjeteve në gjendje të dehur. Sipas të dhënave zyrtare, 3 drejtues mjetesh janë arrestuar, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjatë kontrolleve në akset rrugore të qarkut janë vendosur gjithsej 1.787 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Pjesa më e madhe e tyre lidhet me tejkalimin e shpejtësisë, me 1.000 gjoba, ndërsa 301 masa janë vendosur për parakalime të gabuara. Policia ka ndëshkuar gjithashtu 32 drejtues për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 14 për drejtim nën efektin...
Burimi:
ntv.al