Bien në prangat e policisë tre persona/ Shpërndanin kokainë e kanabis në plazhe, po ashtu sekuestrohen…

Bien në prangat e policisë tre persona/ Shpërndanin kokainë e kanabis në plazhe, po ashtu sekuestrohen…

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Himarës për shitje të lëndëve narkotike në zonat turistike të Livadhit, Llamanit dhe zona të tjera bregdetare.Në kuadër të operacionit antidrogë “Area”, policia sekuestroi 91 doza kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike, një automjet dhe një celular. Mes të arrestuarve janë një 17-vjeçar dhe dy persona të tjerë 24 dhe 40 vjeç. Sipas policisë, dy prej tyre kishin marrë banesa të përkohshme në Himarë për të ushtruar aktivitetin kriminal gjatë sezonit turistik. Kontrollet u kryen si pjesë e masave të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat bregdetare gjatë sezonit veror. Njoftimi i Policisë: Himarë/Kontrollet intensive gjatë sezonit turistik, goditen raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike në zona bregdetare. Arrestohen 3 shtetas që shitnin...