Bie zjarr në fshatin Lazarat, evidentohen disa vatra
Rreth orës 19:50, shërbimi zjarrfikës mori njoftim për një zjarr në fshatin Lazarat. Me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua se zjarri kishte përfshirë dy vatra, të cilat po përhapeshin me shpejtësi dhe rrezikonin të zgjeroheshin më tej. Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo raporton se pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, flakët u izoluan dhe u shuan plotësisht. Si pasojë, u dogj vetëm një sipërfaqe e vogël me barishte dhe shkurre, pa shkaktuar dëme të tjera. Ndërkohë, organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.
Burimi:
sot.com.al