Bie në prangat e policisë 38-vjeçari/ Parandalohet ngjarja kriminale, u kap në flagrancë me armë e granata
Finalizohet operacioni i koduar “Siguria 2”. Parandalohet një ngjarje kriminale. Në pranga ka rënë 38-vjeçari Ermal Hamzo, i cili rezulton me precedent penal për krime kundër personit. Ai u kap në flagrancë nga Policia, në Himarë, duke qarkulluar me automjet, me pistoletë me fishek në fole dhe me granatë. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit, në Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, krehra, municion luftarak, 2 jelekë antiplumb dhe 2 jelekë multifunksionalë. 2 pistoletat, granata, krehrat, municioni luftarak dhe 4 jelekët antiplumb/multifunksionalë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa...
Burimi:
sot.com.al