Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

Departamenti Amerikan i Shtetit ka komentuar për mediat shqiptare heqjen e “non gratës” për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa përcaktime “non grata” të vendosura gjatë administratës së mëparshme, sepse dhënia e përjashtimeve i shërben një interesi bindës kombëtar”, shprehet DASH. Lajmi i heqjes së “non gratës” ndaj Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisi të qarkullonte mëngjesin e të enjtes, ende pa nisur seanca plenare. Si rrallëherë, kryedemokrati nuk pranoi t’u përgjigjej gazetarëve që e prisnin në oborrin e Parlamentit, por iu drejtua menjëherë sallës ku ndërkohë deputetët kishin nisur diskutimet. Me të hyrë brenda, deputetët e tij u ngritën në këmbë duke e pritur me duartrokitje. Berisha iu drejtua menjëherë foltores, ku u...