Berisha: Olta Xhaçka është një mëkatare e jashtëzakonshme, ajo përfaqëson një lubi në vetvete
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi ish-ministren, tashmë deputete, Olta Xhaçkën, se është një mëkatare e jashtëzakonshme. ‘Olta Xhaçka është një mëkatare e jashtëzakonshme, ajo përfaqëson një lubi në vetvete’, u shpreh Berisha pas takimit që zhvilloi në Kuvendin e Shqipërisë me përfaqësues të ‘Venecias’. Berisha: Problem tjetër kaq themelor është armiqësia e institucioneve ndaj opozitës. Është shkalla ekstreme e politizimit të KQZ-së dhe SKAP-it të partisë. Pra, problemi është, ligji shkelet, po kush nxjerr përgjegjësitë? Mund t’ju them se nga 43 dosje të dërguara, të shqyrtuara, vetëm një penalizim! Të gjitha të tjerat amnisti nga SKAP-i i partisë, duke u dëshmuar kështu një problem madhor për pluralizmin politik dhe demokracinë. Dhe ne, shprehëm mendimin tonë se, është e domosdoshme që institucionet e shqyrtimit të ankesave, e...
Burimi:
sot.com.al