Berisha në Kuvendin Kombëtar: Do përmbysim diktaturën e Edvin Ballukut
Nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, kreu i saj Sali Berisha, ndërsa ka përshëndetur të ftuarit dhe miqtë ndërkombëtarë, tha ndër të tjera se ata që përmbysën 35 vite më parë diktaturën komuniste, do të përmbysin sot edhe qeverinë e Edi Ramës. Duke iu drejtuar këshilltarit të JD Vance, Bob McWëeen, kreu i PD tha se do të përmbysin tani diktaturën më të shëmtuar midis diktaturave autokratike. Fjala e Berishës: Të dashur miq, përfaqësues të partive politike simotra. I dashur miku im i viteve ’90 e gjer sot, kryetar i Këshillit Kombëtar, këshilltar për veprimin konservator pranë zëvendëspresidentit JD Vance, Bob McEëeen, është nder i madh që je sot midis nesh.I dashur Bob, 35 vite më parë përmbysëm një diktaturë, diktaturën më oruelliane të Evropës...
Burimi:
opinion.al