Berisha kritikoi Gonzaton një ditë më parë, reagojnë ambasadorët e vendeve të BE
Një ditë pas deklaratave të kreut të PD-së Sali Berisha, i cili akuzoi në ditën e Europës, ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, duke e quajtur ambasador të Edi Ramës, ka ardhur edhe reagimi i diplomatëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar në rrjetet sociale nga ambasadori i Qipros në Athinë, vendi që ka presidencën e BE-së, Stavros Avgoustides thuhet se qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, ndërsa kritikat i cilësojnë të pajustifikuara. “Në dritën e kritikave të pajustifikuara dhe të papranueshme ndaj Bashkimit Europian dhe përfaqësuesve të tij, ambasadorët e BE-së të akredituar në Shqipëri nxjerrin deklaratën e mëposhtme: Deklaratë e përbashkët e ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri –...
Burimi:
opinion.al