Berisha kërkon kryengritje paqësore: Rama tentoi ”grusht shteti” duke bllokuar drejtësinë për 2 muaj
Sali Berisha përballë demokratëve në protestën para Kryeministrisë, foli “për një kryengritje paqësore”, ndërsa theksoi se Shqipëria është në momentin më kritik të 35 viteve të fundit. “Zhvillimet e ditëve të fundit bëjnë që ne të mblidhemi sot në këtë shesh, në këtë bulevard, në kushte ndër më alarmantet. Ndoshta jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësore, në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Ndaj më duhet ta nisë këtë fjalë me një shprehje që sot tingëllon më aktuale se kurrë: Ata që harrojnë të shkuarën janë të dënuar ta përsërisin atë”, tha Berisha. Po ashtu kreu i PD-së akuzoi duke thënë se kryeministri Edi Rama për dy muaj tentoi një grusht shteti. ”Nga Brukseli, BE për shkak të vjedhjes së shqiptarëve...
Burimi:
kohajone.com