Berisha: Hetimet për komentet negative ndaj bizneseve, hap drejt kontrollit të rrjeteve sociale
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj nismës për hetimin e komenteve negative ndaj bizneseve, duke e cilësuar atë një përpjekje për të kontrolluar aktivitetin e qytetarëve në rrjetet sociale dhe një cenim të lirisë së shprehjes. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se, përmes institucioneve shtetërore, synon të monitorojë veprimtarinë digjitale të qytetarëve, duke e krahasuar këtë qasje me vendimin për kufizimin e TikTok-ut. Sipas tij, çdo qytetar ka të drejtë të shprehë lirshëm opinionin për shërbimet publike dhe private që merr, si edhe të publikojë mendimet e tij në rrjetet sociale, pa u përballur me presion apo hetime. Berisha theksoi se Partia Demokratike nuk mbështet publikimin e komenteve të rreme apo përdorimin e llogarive false për të...
Burimi:
argjiroja.net