Berati ndër qarqet më të sigurta/ Hita: Por kontrollet do të vijojnë

Berati ndër qarqet më të sigurta/ Hita: Por kontrollet do të vijojnë

Berati vijon të renditet ndër qarqet me nivelin më të ulët të kriminalitetit në vend, por kjo nuk do të sjellë ulje të kontrolleve dhe angazhimit të Policisë së Shtetit. Mesazhi u dha nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë inaugurimit të godinës së re të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Hita u shpreh se investimi i ri do të përmirësojë kushtet e punës për efektivët e policisë, por njëkohësisht do të sjellë edhe shërbime më cilësore për qytetarët. Sipas tij, kombinimi i ambienteve moderne me profesionalizmin, etikën dhe korrektësinë e punonjësve të policisë do të ndikojë në rritjen e sigurisë për banorët e qarkut dhe turistët që vizitojnë qytetin. “Drejtoria Vendore e Policisë Berat, duke pasur një numër shumë të...