Benet Beci: “Qeshu Rini” nga gjimnazi “28 Nëntori” shpallet shfaqja më e mirë në Festivalin e Teatrit të të Rinjve

Benet Beci: “Qeshu Rini” nga gjimnazi “28 Nëntori” shpallet shfaqja më e mirë në Festivalin e Teatrit të të Rinjve

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka përgëzuar nxënësit e Gjimnazi 28 Nëntori për vlerësimin e marrë në Festivalin e Teatrit të të Rinjve. Shfaqja “Qeshu Rini” u shpall më e mira e festivalit, duke u vlerësuar për interpretimin dhe mesazhin e përcjellë në skenë. Postimi i plotë: “Qeshu Rini”, nga gjimnazi “28 Nëntori”, u vlerësua si shfaqja më e mirë në Festivalin e Teatrit të të Rinjve. 🎭✨Një javë e tërë e mbushur me art, emocione dhe energji rinore, ku gjimnazistët e Shkodrës sollën në skenë talentin, kreativitetin dhe zërin e tyre përmes teatrit.