Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Prokuroria Publike Evropiane (EPPO) ka ngritur akuza ndaj 22 personave në Greqi për skandalin e subvencioneve bujqësore të administruara nga OPEKEPE, duke dërguar çështjen në gjykatë. Mes të pandehurve janë katër deputetë në detyrë dhe disa ish-zyrtarë të lartë të administratës publike. Sipas njoftimit të EPPO-së, tre deputetë akuzohen për nxitje të shpërdorimit të detyrës, ndërsa një deputet tjetër për nxitje të administrimit të paligjshëm të fondeve të Bashkimit Evropian. Njëri prej tyre përballet gjithashtu me akuza për nxitje të falsifikimit të dokumenteve dhe tentativë për mashtrim kompjuterik. Nga ana tjetër, hetimet ndaj shtatë deputetëve të tjerë në detyrë janë pushuar për mungesë provash. Në listën e të pandehurve përfshihen edhe ish-presidenti i OPEKEPE-së, ish-drejtori i përgjithshëm për pagesat direkte, dy ish-drejtorë rajonalë të agjencisë,...
Burimi:
argjiroja.net