Bënë ‘kërdinë’ duke vjedhur 12 biznese në Lezhë, pranga 21-vjeçarit, në kërkim bashkëpunëtori

Bënë ‘kërdinë’ duke vjedhur 12 biznese në Lezhë, pranga 21-vjeçarit, në kërkim bashkëpunëtori

Një 21-vjeçar në Lezhë është vënë në pranga për vjedhjen e xhirove ditore të 12 bizneseve në qytet. Policia ka arrestuar Manuel Medjan, ndërsa bashkëpunëtori i tij, 26-vjeçari Elger Uka, është shpallur në kërkim. Njoftimi i plotë: Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Llogaritë”, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një sërë vjedhjesh në qytet, gjatë muajve të fundit. Vodhën xhirot ditore të 12 subjekteve, kapet 21-vjeçari dhe punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa shtetasve, së gjatë muajve maj dhe qershor, 2026, iu kishin vjedhur xhirot ditore në subjektet që administronin në qytetin e Lezhës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë finalizuan operacionin e koduar “Llogaritë”. Në kuadër të operacionit u vu...