Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim
Vendi ynë do të vijojë të ketë temperatura të larta dhe mot të kthjellët. Në fundjavë moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa të mërkurën dhe të enjten e javës që vjen temperatura pritet të shënojë 35 gradë Celsius. “Për fundjavën moti do të jetë i qëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të pakta, por kalimtare. Një fundjavë ideale për plazh. Temperaturat jo më të ulëta se 14 gradë, në zonat e ulëta dhe bregdetare deri në 30 gradë. Nuk do të mungojnë alternimet mesatare dhe kalimtare. Po ashtu nuk do të mungojnë edhe reshje të izoluara në majat e maleve. Vlerat maksimale e temperaturave do të arrijë deri në 35 gradë të mërkurën dhe të enjten. Era do të jetë me drejtim kryesor jugperëndim–juglindje”, u...
Burimi:
top-channel.tv