“BE duhet të mbështesë rininë shqiptare”/ Revolta kundër Ramës përtej kufijve, mediat e huaja pasqyrojnë protestën

“BE duhet të mbështesë rininë shqiptare”/ Revolta kundër Ramës përtej kufijve, mediat e huaja pasqyrojnë protestën

Për më shumë se dy muaj shqiptarët protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Protesta ka marrë jehonë nga mediat e huaja. “Radio Francë”, por edhe media gjermane së fundmi i kanë kushtuar artikull, revoltës që vazhdon tashmë prej 76 ditësh në Tiranë. ‘revolta e rinisë shqiptare është një zgjim i ndërgjegjes evropiane’, shkruan “Radio Francë”. Më tej thekson se protestat nisën fillimisht kundër një projekti ndërtimor në Zvërnec, por u kthyen në lëvizje antiqeveritare. “Që prej fillimit të qershorit, kundërshtimi ndaj këtij projekti është bërë pikënisja e protestave të mëdha, për të cilat po rikthehemi përmes një analize të shkruar nga një burim shqiptar që dëshiron të mbetet anonim. Këto protesta mbledhin kryesisht të rinj shqiptarë, të mobilizuar për të mbrojtur këtë park natyror, i konsideruar...