Bardhi përplaset me Ballën për imunitetin e Ballukut: Mos e pengoni SPAK-un të bëjë detyrën

Bardhi përplaset me Ballën për imunitetin e Ballukut: Mos e pengoni SPAK-un të bëjë detyrën

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi që në rendin e ditës të futet edhe çështja e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën opozita në Këshillin e Mandateve ka hartuar edhe një raport. Sipas Bardhit mazhoranca në Kuvend qëllimisht po zvarrit procesin, duke penguar punën e SPAK për të hetuar Belinda Ballukun. “Siç jeni në dijeni në 23 shkurt këshilli për rregulloren dhe mandatet ka përfunduar mbledhjen për kërkesë e SPAK për arrestimin apo heqjen e lirisë për deputeten Belinda Balluku. Anëtarët e Këshillit, duke qenë se nuk kishit një qëndrim, 5 anëtarët që e kishin të qartë, kanë dorëzuar raportin. Ju zoti kryetar jeni të detyruar që ta përfshini raportin si pjesë e seancës më të parë të Kuvendit, pas dorëzimit...