Bardhi në PE: Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor, Rama bashkëpunon me krimin e organizuar

Bardhi në PE: Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor, Rama bashkëpunon me krimin e organizuar

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij përpara eurodeputetëve në Parlamentin Europian, ngriti shqetësime për korrupsionin, krimin e organizuar dhe zbatimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Bardhi deklaroi se “prova e vërtetë e ligjit vjen kur ai duhet të veprojë ndaj vetë pushtetit”, duke akuzuar mazhorancën se përdor shumicën parlamentare për të mbrojtur zyrtarë të lartë. Ai solli si shembull rastin e hetimeve ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se shumica parlamentare ka penguar veprimin e drejtësisë, si dhe ngriti akuza për mos-ekzekutimin e urdhër-arresteve ndaj personave të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar. Sipas Bardhit, Shqipëria ende nuk e ka kaluar “provën më të vështirë të shtetit të së drejtës”, që ligji të jetë i...