Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

Edhe banorët e njësisë administrative Fierz në Bashkinë Fushë-Arrëz kanë dalë kundër propozimit për bashkimin e kësaj bashkie me Pukën, pjesë e draftit të reformës territoriale të propozuar nga Partia Socialiste. Kryepleqtë e 9 fshatrave të zonës janë mbledhur pranë vendit të kuvendeve tradicionale, afër kishës së Fierzës, ku kanë shprehur kundërshtimin ndaj ndryshimit të propozuar dhe i kanë kërkuar qeverisë të rishikojë vendimin. Sipas tyre, bashkimi me Pukën do të krijonte më shumë vështirësi për banorët, duke i larguar edhe më shumë shërbimet publike nga komuniteti. Banorët pretendojnë se zona është lënë pas dore prej vitesh dhe se mungesa e investimeve ka prekur veçanërisht arsimin, me pasoja për jetën sociale dhe zhvillimin e komunitetit. Njësia administrative Fierz ndodhet rreth 100 kilometra larg qytetit të...