Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

Dje, pothuajse në çdo media u shpërnda lajmi se nisi zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, institucioni i ri financiar me kapital 100% shtetëror që premtohet se do të ndihmojë bizneset, startup-et dhe ekonominë shqiptare. Por ndërsa propaganda fliste për zhvillim, dokumentet tregojnë se banka ende pa nisur punë ka hapur një tender prej 315,849,000 lekësh për “shërbime konsulence për mbështetjen e zhvillimit të kuadrit strategjik dhe operacional të BZH”. Pra mbi 3 milionë euro vetëm për t’i treguar bankës si duhet të funksionojë! Në QKB, Banka Shqiptare e Zhvillimit rezulton e regjistruar me kapital të regjistruar prej 10 miliardë lekësh, ndërsa kapitali i shlyer deri tani është 1 miliard lekë nga shteti shqiptar.   Administrator i bankës është italiani Silvio Pedrazzi, ndërsa në Këshillin Mbikëqyrës...