Banesa u përfshi nga flakët nga qiriri që harroi ndezur, humb jetën i moshuari në Vlorë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Selenicë, ku ka humbur jetën një i moshuar si pasojë e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 në fshatin Lapardha, ku 85-vjeçari K.A., është gjetur i pajetë nga familjarët. Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari kishte ndezur një qiri në banesë, i cili dyshohet se ka rënë mbi batanijen e tij, duke shkaktuar zjarr.Si pasojë, banesa është përfshirë nga flakët dhe 85-vjeçari është djegur plotësisht, duke humbur jetën nga asfiksia dhe djegiet. Në momentin e ngjarjes, ai jetonte së bashku me djalin dhe nusen e djalit,...
Burimi:
top-channel.tv