Balla i bandave sulmon Lulzim Bashën pas urdhrave të Berishës, ish-kreu i PD ironizon: Saliun dhe Taon i ka bërë…

Balla i bandave sulmon Lulzim Bashën pas urdhrave të Berishës, ish-kreu i PD ironizon: Saliun dhe Taon i ka bërë…

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili akuzohet nga kreu i PD, Sali Berisha si i lidhur me bandat kriminale, ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ishkryedemokratit Lulzim Basha, teksa ky i fundit ndodhet në avion. Z. Balla për shkak se dhe gjatë procesit të gjyqit për aferën “Partizani”, la të nëkuptohet se ishte kthyer në “ushtar” i Berishës dhe dukej i frikësuar nga ai, sulmoi dje z. Basha për llogari të “padronit Berisha”. Ai nuk e kurseu ironitë për Bashën, duke risjellë në kujtesë disa nga lapsuset e ish-kreut të selisë blu, mes të cilave edhe problemet me matematikën. “Kishte pak problem matematikën, bënte ndonjë gafë me datat historike, e bënte ditën natë, e maste energjinë me litra, por...