Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka proceduar penalisht bashkëshorten e 63-vjeçarit dhe kryeplakun e fshatit. Operacioni i koduar “Zabeli” u zhvillua në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore ku gjatë kontrollit në njësinë administrative Kalis, në territorin e fshatit Gështenjë, në vendin e quajtur “Zabeli i Madh”, u konstatuan 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie. Nga hetimet paraprake dyshohet se bimët narkotike ishin kultivuar nga shtetasit F. R., 63 vjeç, dhe M. R., 29 vjeç, babë e bir, të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre. Gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit,...