Aulon Kalaja nga protesta: Pushteti që shkel ligjin është mafie, jo qeveri
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ishte pjesë e protestës së opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë, ku adresoi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, si edhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në fjalën e tij, Kalaja u shpreh se pushteti aktual nuk mund të konsiderohet qeveri, pasi sipas tij shkelja e ligjit e kthen atë në mafie. “Çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet qeveri, por mafie. Historia na ka mësuar se mafia i zgjidh problemet me mafie”, deklaroi ai para protestuesve. Duke përdorur tone të ashpra dhe figurative, Kalaja tha se Rama dhe Balluku ndodhen “në shportën me dardha dhe kumbulla të prishura”, duke shtuar se është e vështirë të dallosh përgjegjësit mes tyre. “Nuk di se kë të zgjedhësh në shportën me kumbulla...
Burimi:
kohajone.com