Atentati mbrëmë në Sarandë/ Gjendet një motor i braktisur buzë detit, dyshohet i autorëve të plagosjes së Rubatit
Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, kanë gjetur një motorr të braktisur. Motorri u gjet buzë detit, në një prej gjireve detare të zonës, pikërisht në zonën e quajtur “Kasollja”. Policia dyshon se motorri i përket autorëve të atentatit të mbrëmjes të së premtes. Ai nuk ka pasur shenja dëmtimi ose djegieje, ç’ka mund t’i shërbejë grupit hetimor të mbledhë material gjenetik për të identifikuar autorët. Fakti që motorri është gjetur buzë detit, e ka bërë grupin hetimor të dyshojë se autorët janë larguar me mjet lundrues ose të jenë fshehur në banesat e zonës periferike. Atentati ndaj Thimjo Rubatit, sipas dyshimeve, ka qenë i planifikuar dhe organizatori ka shfrytëzuar...
Burimi:
sot.com.al