Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë

Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pas mesnate në Vorë, ku një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë. Viktima, shtetasi me inicialet Edmond Sula alias Ali Sula, rreth 50 vjeç, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në derën e banesës së tij. Në vendngjarje ka mbërritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e krimit, si dhe për sigurimin e provave që do të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po zhvillojnë kontrolle intensive në zonë, në kuadër të operacionit për lokalizimin dhe...