Associated Press: Shpërthejnë trazirat në kryeqytetin e Shqipërisë gjatë protestave antiqeveritare
Agjensia e lajmeve Associated Press i ka kushtuar një artikull protestës së opozitës ditën e djeshme në Tiranë. AP ka theksuar se protestat dhe trazirat kanë shpërthyer nga opozita, e cila kërkon largimin e qeverisë nga pushteti. Agjensia shkruan se demonstruesit kanë hedhur kokteje molotovi drejt ndërtesave të ministrive, ndërkohë që si kundërpërgjigje, Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe uji me piper. Artikulli i Plotë: Policia përdori topa uji në përplasjet e së dielës me protestues të opozitës që kërkonin dorëheqjen e qeverisë shqiptare pas akuzave për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres. Mijëra protestues kundër qeverisë marshuan të dielën në kryeqytetin e Shqipërisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij të majtë mes akuzave për korrupsion. Demonstrata, e organizuar nga Partia Demokratike, partia...
Burimi:
gijotina.com