ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

Një situatë problematike ka prekur prej rreth dy javësh zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në disa rrethe të Shqipërisë, ku mungesa e internetit ka sjellë bllokim të punës dhe vonesa në shërbimet ndaj qytetarëve. Burime për Maska.al bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhe shumë zyra kanë qenë jashtë funksionit normal për shkak të mungesës së aksesit në rrjet. Burime: Zyrat e ASHK qëndruan “down” për rreth dy javë Sipas burimeve të siguruara nga Maska.al, ndërprerja e internetit ka bërë që një pjesë e mirë e zyrave lokale të mos kenë mundësi të lidhen me sistemin qendror të kadastrës. Si pasojë, edhe pse sistemi qendror ka qenë aktiv, zyrat në terren nuk kanë mundur të përpunojnë kërkesa apo të japin përgjigje në kohë...